Partia Demokratike e Boshnjakëve “Koalicioni Vakat”, ka reaguar përmes një komunikate me rastin e vizitës së Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev , për manipulime të tij me komunitetin e supozuar bullgar në Kosovë.
“AUTORITETET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS TË MBROJNË KOMUNITETIN KOMBËTAR JOSHUMICË BOSHNJAK DHE MOS TË HESHTIN ME MANIPULIMET REPUBLIKËS SË BULLGARISË PËR TA ZVOGËLUAR NUMRIN E KOMUNITETIT BOSHNJAK
Kreret e shtetit dhe komunat jonë aktuale në Republikës së Kosovës dhe opinioni vendor dhe ndërkombëtar, nuk duhet të heshtin për sulmin e rëndë ndaj komunitetit kombëtar boshnjak në Kosovë si justifikim për heshtje për shkak të interesave të shtetit të Kosovës, lidhur me marrëdhëniet e mira me Republikën e Bullgarisë, anëtare i BE-së dhe NATO-s.
Dhe me këtë vizitë të presidentit bullgar në Kosovë, për fat të keq, përpjekjet 10-vjeçare të shtetit të Bullgarisë për të formuar gradualisht një ‘bashkësi bullgare’ në Kosovë, nga pjesëtarët e bashkësisë kombëtare boshnjake në komunën e Prizrenit dhe Dragashit, cila kanë qenë gjithmonë dhe është i tillë, si në shtetin e mëparshëm ashtu edhe në shtetë të tanishëm Kosovës, në të gjitha regjistrimet, përfshirë edhe atë të fundit në Republikën e Kosovës nga viti 2011. Pra, me nacionaliteti – Boshnjakë !
Shkollimi, pas luftes 1999-ës në Kosovë, per fëmijet e këtij komuniteti është në gjuha boshnjake, me plan programëve e Republikës së Kosovës !
Nuk ka pasur kurrë bullgarë në Zhupa, Podgora dhe Gora, as në qytetin e Prizrenit apo në vende të tjera të Kosovës!
Nuk ka komuniteti bullgare as tani, ka vetem disa manipulatorë që abuzojnë me nevojën që disa nga të rinjtë tanë të studiojnë edhe në Bullgari.
Shteti i Bullgarisë kryen manipulime të rënda duke përdorur ata studentë nga vendi ynë në Sofje dhe qytete bullgar të tjera, të cilët i paraqet si gjoja pjesëtarë të diasporës bullgare në Republikën e Kosovës?!
Ka shumë elementë që shpenzimet për ato manipulime refundohet nga fondet e BE-së, ku ka shumë keqperdorime.
Dhe kjo vizitë dyditore e presidentit bullgar Rumen Radev tek zyrtarët kosovarë dhe tek i ashtuquajturi komunitet bullgar në Prizren, sot u bë në shenjë të atyre manipulimeve. Edhe me “dekorin” dhe priftin e Kishës Ortodokse Bullgare u hap një farë zyre në Prizren?!
Autoritetet shtetëror e Republikës së Kosovës nuk duhet ta lejojnë këtë sulm të papranueshëm ndaj boshnjakëve të Kosovës dhe të kërkojnë arsyetim për heshtjen e tyre, apo miratimin e heshtur të këtyre provokimeve.
Boshnjakët e Kosovës, populi autothton në kët trojët e Kosovës janë edhe nënshkrues të Dekllaratës për shpalljen së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Boshnjakët e Kosovës janë pjesëmarrës në të gjitha etapat dhe luftërat historike për ruajtjen e këtyre trojëve dhe atdheut të tyre.
Boshnjakët e Kosovës janë pjesëmarrës aktivë në jetën politike dhe publike të Kosovës!
Fatkeqësisht, shteti bullgar, veç e veç në Luftën e Parë Botërore, ashtu përafersishtë edhe në Luftën e Dytë Botërore, la gjurmë të përgjakshme në popullin tonë në zonat e Zhupës, Podgorës dhe një pjesë të Gorës, si dhe në vise të tjera të Kosovës.
Institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta dinë se çdo lloj mbështetje, siç është vizita e sotme e Presidentit të Bullgarisë, dhe vizita e vitit të kaluar e zëvendëspresidentit të Bullgarisë, për ne boshnjakët do të nënkuptonte mbështetje të pajustifikuar për asimilimin sistematik të nesh, i planifikuar në qarqet politike dhe shtetërore të Bullgarisë.
Veprime të tilla do të kenë pasoja negative afatgjata për komunitetin kombëtar boshnjak, i cili është një popull pakicë autokton në Kosovë, numri i të cilit, fatkeqësisht, është zvogëluar shumë gjatë gjithë këtyre viteve!
Partia Demokratike e Boshnjakëve do të vazhdojë të jetë dhe do të mbetet e përkushtuar në luftën kundër përpjekjeve për të asimiluar me forcë një pjesë të boshnjakëve në ‘komunitetin bullgar’.
Theksojmë se këtë luftë do ta luftojmë ligjërisht, në mënyrë demokratike dhe sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe rregulloreve të BE-së, në mënyrë që të parandalojmë shkeljen e rrezikshme të qëllimshme dhe të mbështetur në mënyrë delikate të integritetit të komunitetit boshnjak të Kosovës nga ana politike dhe qarqet e shtetit të Bullgarisë.
Ftojmë të gjitha partitë boshnjake parlamentare dhe joparlamentare, OJQ-të, intelektualët dhe mediat që t’i përgjigjen kësaj çështjeje që lidhet drejtpërdrejt me mbijetesën e popullit tonë në Republikën e Kosovës.
I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante të Kosovës dhe Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndalojnë këto manipulime dhe përpjekje për asimilimin e komunitetit boshnjak.
U bëjmë thirrje të gjithë boshnjakëve të Kosovës që të mos bien në manipulimet e qarqeve politike nga shteti bullgar, qëllimi i të cilave është vetëm të sjellin rrëmujë dhe një ndarje të re në mesin e pakët boshnjakëve të Kosovës, në mënyrë që boshnjakët të përvetësojnë kulturën, zakonet dhe traditat bullgare, me imponim.
Të rinjtë boshnjakë po studiojnë në shumë vende të Ballkanit dhe në asnjë prej tyre nuk kërkohet të deklarojnë se janë kombi shumicë në atë vend !
Ftojmë të gjitha autoritetet e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës që të interesohen dhe të ndërmarrin veprime ligjore kundër disa manipuluesve vendas, të cilët për interesat e tyre të vogla financiare dhe pasaportat e supozuara të Republikës së Bullgarisë, po punojnë haptaz për zhdukjen e populli të tyre.”, thuhet në fund të kësaj komunikate nga koalicioni boshnjak “ Vakat”.