Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar rinumërimi i fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për vendvotimet për të cilat KQZ-ja mori vendim në mbledhjen e sotme.
Pas vendimit të KQZ-së, nis rinumërimi i votave

Në mbledhjen e sotme u mor vendim që të rinumërohen fletëvotimet 100% në 10 komuna ndërsa në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10% e vendvotimeve.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim. Sipas vendimit të KQZ-së, do të rinumërohen 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar procesi i rregullt i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Presidentja Osmani dhe ministrja Bogujevci urojnë Luana Bajramin për suksesin e filmit ku ajo luan

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Shefi i BE-së largohet nga Kosova, Avio Orav merr detyrë të re në Turqi

