Pas më shumë se një ore, ka përfunduar takimi në mes Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe atij të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas takimit, asnjëra palë nuk është deklaruar për media derisa të dy emisarët janë drejtuar drejtë zyrës së BE-së në Prishtinë. Ata pritet të takohen me tre liderët opozitarë.





