Sulmi mëngjesin e sotëm ndaj policëve të Kosovës ka ndodhur gjatë kohës ata ishin duke udhëtuar për ta realizuar ndërrimin, ku siç kanë deklaruar nga MPB ata [policët] janë sulmuar me granatë dore e AK-47.
Ndërsa në pikën kufitare në Bërnjak, puna zhvillohej normalisht, ku gjatë kohës sa ekipi i Klan Kosovës qëndroi atje, kishte hyrje e dalje nga të dyja anët.





