Ndërmarrja “Krusha”, e themeluar nga Fahrije Hoti, është një nga historitë më domethënëse të zhvillimit të biznesit në Kosovë, që nisi si një nismë për mbijetesë dhe u shndërrua në një kompani me eksport ndërkombëtar.
Fillimet e saj ishin modeste dhe të lidhura me produktet tradicionale.
“Kishim fotografitë e personave të vranë krahas tyre, vendosëm m’i ekspozu disa kavanoza me prodhim turshi edhe fillun njerëzit me na vizitu, ndonjëherë i merrnin edhe për lëmoshë”, ka rrëfyer Hoti në podcastin “Rrugëtimi” në Telegrafi.
Me kalimin e kohës, kërkesa për produkte u rrit.
“Çdo shtator merrshim telefonata të panumërta: a keni bo hajvarë? kjo na ka obligu me hi me punu”, ka theksuar Hoti.
Zhvillimi i biznesit erdhi gradualisht, bashkë me zgjerimin e tregut.
“Kemi fillu me tregun e Kosovës në 2014 mora një telefonatë nga tregu zvicerian dhe ky ka qenë filli i punës tonë të suksesshme”, ka treguar ajo në “Rrugëtimi”.
Sot, ndërmarrja eksporton në disa vende të Evropës dhe po synon tregun amerikan.
“Kemi fillu me Zvicrën, pastaj Gjermania, Luksemburgu, Franca, Italia, Austria. Këtë vit kemi bashkëpunim edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shprehet Fahrije Hoti./telegrafi/