Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar lidhur me vendimin e Zyres së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike.
Përmes një komunikate për media AKB kanë thënë se ky vendim është një goditje e rëndë për qytetaret dhe bizneset në Kosovë.
“Me shqetësim të madh kemi pranuar vendimin e sotëm të ZRrE-së për të aprovuar tarifat e reja të energjisë elektrike, të cilat përbëjnë një goditje të rëndë për qytetarët dhe bizneset në Kosovë. Rritja e çmimit të energjisë, me një rritje prej 128.59% në katër vitet e fundit, ishte i papranueshme dhe e papërballueshme për shumicën e konsumatorëve. Nga sot shtrajtimi 16.1% nga 7.79 centë në 9.05 centë për kilovat për tarifën e ditës dhe nga 13.29 në 15.43 centë për konsum mbi 800 kWh, kjo përbën jo vetëm shtrenjtim të drejtpërdrejtë të jetesës, por edhe pengesë serioze për zhvillimin ekonomik”, thuhet në komunikatë.





