Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj, Shoqata “Trojet e Arbrit” njofton të gjithë shqiptarët anë e kënd trojeve shqiptare dhe nga diaspora atdhetare që të marrin pjesë në Debat Publik prej sot më, 1 dhjetor 2020 e deri më, 30 dhjetor 2020 lidhur me Muranën që do ta vendosim në pjesën shkëmbore nën Kalanë e Prizrenit në vitin 2021.
Projekti tani më është i gatshëm.Murana do të jetë më një lartësi prej gjithsejt 11 metra dhe do të ndërtohet me strukturë metali,ku do të vishet me një shtresë prej 3-4 cm beton ku do të ketë edhe isolacionet përforcuese për të ruajtur jetëgjatësinë e monumentit.I gjithë ndërtimi dhe modelimi do të kryhet në vendndodhje.
Si fillim do të montohët baza mbështetëse në shkëmb,me ndihmën e skeleve do të kryhet i gjithë ndërtimi dhe modelimi i muranës madhështore. E gjithë puna do të zgjasë në një periudhe kohore prej 4 deri 5 muaj në varësi të motit.





