Në këtë kohë, kur po bëhet debati për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, është rritur edhe çmimi i ujit që merret nga ujësjellësi.
Këtë e ka bërë të ditur faqja “Mbrojtësit e Konsumatorëve”, përmes së cilës është njoftuar se nga janari i vitit 2022 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për metër kub uji për këtë vit.
Me këtë rast, uji në Prishtinë është shtrenjtuar për 1 cent për metër kub, KRU “Gjakova” ka shtrenjtuar çmimin e ujit të pijshëm për 1 cent gjithashtu, ndërsa “Bifurkacioni” në Ferizaj ka rritur çmimin për ujë për 2 centë.
Gjatë vitit 2022, ujin më së shtrenjti do ta paguajnë konsumatorët e KRU “Prishtinës”, ndërsa ndryshime në faturë nuk do të kenë konsumatorët e “Hidrodrinit” në Pejë, KRU “Mitrovicës” e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, thuhet në njoftim. /Zëri