LAJME

Pas rrymës, në disa qytete shtrenjtohet dhe uji, vetëm në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë nuk do të ketë rritje të çmimit

Pas rrymës, në disa qytete shtrenjtohet dhe uji, vetëm në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë nuk do të ketë rritje të çmimit
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Janar 2022, 14:50

Në këtë kohë, kur po bëhet debati për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, është rritur edhe çmimi i ujit që merret nga ujësjellësi.

Këtë e ka bërë të ditur faqja “Mbrojtësit e Konsumatorëve”, përmes së cilës është njoftuar se nga janari i vitit 2022 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për metër kub uji për këtë vit.

Me këtë rast, uji në Prishtinë është shtrenjtuar për 1 cent për metër kub, KRU “Gjakova” ka shtrenjtuar çmimin e ujit të pijshëm për 1 cent gjithashtu, ndërsa “Bifurkacioni” në Ferizaj ka rritur çmimin për ujë për 2 centë.

Gjatë vitit 2022, ujin më së shtrenjti do ta paguajnë konsumatorët e KRU “Prishtinës”, ndërsa ndryshime në faturë nuk do të kenë konsumatorët e “Hidrodrinit” në Pejë, KRU “Mitrovicës” e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, thuhet në njoftim. /Zëri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika