Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka dalë me rekomandime për atë se si të parandalohet infektimi me virusin e quajtur “MPOX” apo i njohur edhe si “lija e majmunëve”, pasi Kosova ka shënuar edhe rastin e parë të infektimit, rast i importuar nga Afrika e Perëndimore.IKSHP thotë se mbrojtja fillon nga vetja, duke mbajtur higjienën personale dhe mjedisin e jetesës të pastër dhe përmes zbatimit të rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.
Pas rastit të parë të importuar, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga virusi MPOX

“Ta parandalojmë MPOX me hapa të thjeshtë, duke filluar nga higjiena personale dhe mjedisore, zbatimi i masave të kontrollit dhe ndjekja e rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore”, thuhet në postim.Në informacionet që ka publikuar IKSHP ky infeksion bartet përmes kontaktit direkt dhe përmes lëkurës dhe se më të rrezikuar janë meshkujt që kryejnë marrëdhenie seksuale me meshkuj.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Policia jep detaje për aksidentin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Një i vdekur dhe një i lënduar pas një përleshjeje mes kushërinjve në Kobaj të Prizrenit

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

