Gjatë ditës së djeshme, përmes një storie të realizuar në fshatin Murademë, kemi raportuar për rrëzimin e një shtylle elektrike si pasojë e erërave të forta të enjten e kaluar. Prej asaj dite, deri të hënën pasdite një lagje e këtij lokaliteti nuk është furnizuar me rrymë.
Pas publikimit të kronikës nga shtëpia jonë mediale, ashtu siç edhe na premtoi menaxheri i njësisë së KEDS në Prizren, Senad Domuzeti, ekipe të kompanisë kanë dal në vendngjarje dhe kanë vendosur një shtyllë nga betoni që do të zëvëndësoj shtyllën që ishte dëmtuar, ndërsa është bërë edhe kyçja e tensionit të lartë, dhe tashmë kjo lagje i është rikthyer normalitetit dhe po furnizohet me energji elektrike.