Pas raportimeve në media se fillimi i mësimit mund të shtyhet deri më 13 shtator, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkences dhe Kulturës Rrahman Jasharaj tha për Klankosova.tv se janë bërë përgatitjet e nevojshme për nisjen e procesit mësimor por se e respektojnë çdo vendim të institucioneve.
Pas raportimeve për shtyrje të mësimit, Jasharaj: E respektojmë vendimin e institucioneve

“Nuk kemi informacion zyrtar. Nesër do të mbahet një takim dhe aty mund të ndodh që të diskutohet edhe shtyerja e procesit mësimor. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për filimin e procesit mësimor më 1 shtator. Por, ju takon institucioneve që të vendosin për këtë. Ne e respektojmë vendimin e institucioneve”.
Jasharaj shtoi se ka provuar të komunikojë edhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë por se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

