Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një konferencë të mbajtur kanë bërë të ditur se protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet në Tiranë.
Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati bëri të ditur se kjo protestë në kryeqytetin e Shqipërisë, vjen pas protestave në Prishtinë dhe Hagë.
“Pas protestës së mbajtur në Prishtinë dhe në Hagë, protestën e radhës ta organizojmë në Tiranë. Arsyet janë të qarta dhe të njohura për opinionin publik, padrejtësia që po ushtrohet në Gjykatën special ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, tha Gucati.





