LAJME

Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, Peci publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019

Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, Peci publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2024, 19:11

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krusha”, ka thirrur konferencë për media për demantimin e ‘shpifjeve’ të tij.

Peci përmes një postimi në Facebook ka publikuar një dokument të vitit 2019, për të dëshmuar se si në Qeverinë Haradinaj i ishte refuzuar aplikimi për grant kësaj kooperative.

“Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”. Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim s’ka përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend”, shkroi ministri Peci.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika