LAJME

Pas një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, arrestohen tetë të mitur në Malishevë

Pas një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, arrestohen tetë të mitur në Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Nëntor 2024, 10:26

Tetë të mitur janë arrestuar të enjten në Malishevë pasi janë rrahur mes vete.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një gëzhojë dhe një predhë të pistoletës me gaz.

“Janë arrestuar tetë meshkuj  kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika