LAJME

Pas liberalizimit të vizave, vetëm në janar mbi 287 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplanë

Pas liberalizimit të vizave, vetëm në janar mbi 287 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplanë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2024, 09:22

Numri i qytetarëve të Kosovës që ia mësynë vendeve të Bashkimit Evropian e gjetiu, në muajin e parë të viti 2024, që njihet ndryshe edhe si muaji i liberalizimit të vizave për Kosovën, ishte 287,193 udhëtarë.

Ky numër rezulton të jetë përreth 22 për qind më i lartë në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar.

“Në muajin janar 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 996 ose 23.3 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 287,193 ose 21.9 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Janar 2023)”- thuhet në komunikatë.

Burimi_ASK_Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve Janar 2023 – Janar 2024

Burimi_ASK_Grafika_Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve Janar 2023 – Janar 2024

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika