Emisari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Kosovë nga dje.
Ai në ditën e arritjes së tij në Prishtinë, ka takuar kryeministrin Albin Kurti, derisa sot është pritur nga liderët e partive opozitare në vend.
Nesër, emisari Lajçak do të niset në Beograd ku do të qëndrojnë nga 29 deri më 1 korrik.
Ai pritet të takojë presidentin serb Alkesander Vuçiq, kryeparlamentarin Ivica Daçiç e liderë të opozitës.