I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas Kosovës, Escobar nesër takon Vuçiqin në Serbi

Sipas Tanjug, diplomati amerikan Gabriel Escobar nesër do të takohet në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Takimi mes Vuçiqit dhe Escobarit është planifikuar për në orën 9:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, pas së cilës do të dërgohet një njoftim për mediat”, transmeton Tanjug.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

