Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e ish deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, thotë se është e nderuar që të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes për deputetë.Ai thotë se si luftëtare kur ishte edhe tani do jetë në shërbim të vendit, përcjellë Gazeta Blic.Postimi i saj i plotë:
17 janar 2021
Sikur secili në listën e 110 kandidatëve për deputet nga Levizja VETËVENDOSJE!, jam e nderuar që të jem pjesë e këtij projekti në rrugën e angazhimit tonë te përbashkët për një shoqëri të drejtë dhe komb të përparuar.
Me LevizjenVETËVENDOSJE! në udhëheqje të qeverisë dhe si shumicë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, angazhimi për realizimin e aspiratave të brezave, do të jetë edhe vullnet dhe detyrë e imja parësore.
Ashtu sikur dikur si luftëtare e Lirisë me bashkëluftëtarë, poashtu edhe sot me bashkaktivistë në Levizje, sot nesër e kurdoherë do të jem në shërbim të vendit dhe të interesave tona kombetare e shoqërore.
Le të jemi shembull dhe motiv që të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi ta duan dhe ta ruajnë vendin e tyre duke u angazhuar dhe duke mos e braktisur atë.
Fitorja dhe suksesi i Lëvizjes sonë është tashmë më shumë sesa shpresë, është një realitet që me 14 shkurt do të jetë edhe festë e fitores së re.
10SH