LAJME

Pas gjetjes së të riut, Komuna e Prizrenit falënderon të gjithë pjesëmarrësit në aksionin e kërkim-shpëtimit

Pas gjetjes së të riut, Komuna e Prizrenit falënderon të gjithë pjesëmarrësit në aksionin e kërkim-shpëtimit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Maj 2026, 12:37

Komuna e Prizrenit ka reaguar pas rastit të zhdukjes së një personi në rrugën Prizren–Reçan, duke njoftuar se menjëherë pas pranimit të informacionit është organizuar një aksion i koordinuar kërkim-shpëtimi nga institucionet dhe shërbimet kompetente.

Sipas njoftimit, në aksion kanë marrë pjesë drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi me ekipin e tij, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Njësia e Zjarrfikësve të Prizrenit, ekipet profesionale të kërkim-shpëtimit, si dhe shumë qytetarë që kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë natës në terren.

Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit ndërinstitucional, personi i zhdukur është gjetur i gjallë në orët e hershme të mëngjesit, me lëndime të lehta trupore.

Pas lokalizimit, ai është dërguar për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Komuna e Prizrenit ka shprehur mirënjohje të veçantë për Policinë e Kosovës, Njësinë e Zjarrfikësve, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe qytetarët që kontribuuan në këtë aksion, duke vlerësuar përgjegjësinë, humanizmin, solidaritetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika