Shumë mërgimtarë erdhën në Kosovë për festën e Fitër Bajramit, e mëngjesi i së shtunës i bashkoi në pikën kufitare të Merdarës.Ata tregojnë se kësaj radhe e kishin më të lehtë ardhjen në Kosovë, pasi shtetet prej nga vijnë u kërkojnë vetëm testin PCR.Por pikërisht për shkak të masave anti covid, një pjesë e tyre nuk kishin udhëtuar prej më tepër se një viti, ndërsa pjesa tjerë pas udhëtimeve ishin karantinuar.
Pas festës së Bajramit kosovarët kthehen në vendet e tyre të punës, radhë të gjata në kufi

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar kjo pikë kufitare që ndanë Kosovën me Serbinë ishte më e frekuentuara.Kolona ishte e gjatë deri në mbi një kilometër, ndërsa pritjet ishin deri në një orë e dyzet minuta.Përveç me vetura, mbi 22 mijë bashkatdhetar kanë ardhur gjatë këtyre ditëve të muajit maj përmes linjave ajrore.
Vetëm gjatë së mërkurës ishin realizuar 50 fluturime.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

