Ministria e Kulturës ka dështuar dy herë që nëpërmjet procedurave të hapura të tenderimit ta bëjë restaurimin e Rezidencës së ish-presidentit Ibrahim Rugova. Tash ka zgjedhur një operator ekonomik që me 149 mijë e 493 euro të realizojë ndërhyrjet e planifikuara shumë më herët. Përderisa përzgjedhja e operatorit ekonomik është bërë në ditën e 12-të të këtij muaji dhe ende nuk është lidhur kontrata, kryeministri Albin Kurti familjarëve të ish-presidentit Ibrahim Rugova iu ka thënë se së shpejti do të nisin punimet në ndërtesën që gjendet në lagjen “Velania” në Prishtinë.
Nëpërmjet 150 mijë eurove investim, Ministria e Kulturës ka synim që të restaurojë disa pjesë të monumentit “Rezidenca e Presidentit dr. Ibrahim Rugova”. Ka dështuar dy herë që nëpërmjet procedurave të hapura të tenderimit ta bëjë një gjë të tillë. Tash ka zgjedhur një operator ekonomik që me 149 mijë e 493 euro të realizojë ndërhyrjet e planifikuara shumë më herët.