LAJME

Pas dështimit të Sllavko Simiq edhe Zlatan Elek dështon të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Pas dështimit të Sllavko Simiq edhe Zlatan Elek dështon të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Tetor 2025, 11:06

Pas tri votimeve të dështuara për deputetin Sllavko Simiq për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, Lista Serbe ka propozuar një kandidat të ri, Zlatan Elek.

Në votimin e parë, kandidatura e Elekut mori:

9 vota për,

52 kundër, dhe

42 abstenime.

Në raundin e dytë, votat ishin të njëjta si në të parin, dhe kandidatura përsëri nuk kaloi.

Në votimin e tretë, kandidati Elek gjithashtu nuk u zgjodh, duke shënuar kështu dështimin e radhës për Listën Serbe.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, secili kandidat mund të propozohet vetëm tri herë, dhe pasi Elek nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme, ai nuk mund të votohet më. Rrjedhimisht, me dështimin e kandidaturave të Sllavko Simiq dhe Zlatan Elek, Kuvendi mbetet pa nënkryetarin e komunitetit serb.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika