LAJME

Pas deklaratave për ndërkombëtarët, shkarkohet zëvendësministri Arbër Vokrri

Pas deklaratave për ndërkombëtarët, shkarkohet zëvendësministri Arbër Vokrri
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Maj 2025, 17:39

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është shkarkuar një ditë pasi u shpreh se në disa raste bashkësia ndërkombëtare ka nxitur trazira në veri të Kosovës.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Vokrri të enjten përmendi edhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, si një nga personat, që sipas tij, ka nxitur trazira. E një ditë më pas, Qeveria ka njoftuar se ai është shkarkuar.

Në komunikatë është thënë se deklaratat e Vokrrit nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.  Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit. Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika