LAJME

Pas darkës me Vuçiqin, Kurti: Agresioni rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona

Pas darkës me Vuçiqin, Kurti: Agresioni rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2022, 07:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, priti të mërkurën mbrëma, në një darkë joformale, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi u realizua në Berlin, ku Kurti dhe Vuçiq takuan të mërkurën edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kryeministri Kurti, në një postim në rrjetin social Twitter, ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke.

“Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi mosmarrëveshjet tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sonte u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, ka shkruar Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika