Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka reaguar pas dallimeve të vërejtura në numrin e votave gjatë procesit të rinumërimit, duke theksuar se distancohet plotësisht nga çdo veprim apo praktikë që cenon integritetin e procesit zgjedhor.
Në një reagim publik në facebook, Gashi ka thënë se ruajtja e dinjitetit personal, politik dhe institucional duhet të jetë mbi çdo rezultat zgjedhor, duke nënvizuar se besimi në demokraci është themeli i një procesi të drejtë.
Ai ka bërë të ditur se me shqetësim ka ndjekur ndryshimet e evidentuara gjatë rinumërimit të votave, duke theksuar se çdo paqartësi dëmton besimin e qytetarëve dhe kërkon sqarim të plotë institucional.





