LAJME

Pas çdo lindje gratë në Rahovec do t’i marrin nga 200 euro

Pas çdo lindje gratë në Rahovec do t’i marrin nga 200 euro
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2021, 12:20

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton se pas çdo lindje gratë në Rahovec të do të përkrahen me nga 200 euro. Ai ka falënderuar edhe Kuvendin Komunal për përkrahjen që ia bënë propozimit të tij. Njoftimi i tij i plotë: Sot, me propozimin tim dhe drejtorisë së shëndetësisë, nga anëtarët e Kuvendit të Komunal të Rahovecit, u miratua vendimi, që gratë ose nënat, për çdo lindje të fëmijës, të përkrahen me 200 €. Dua t’i falënderoj kuvendarët që e mbështetën këtë nismë!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika