KQZ publikon raportet financiare të partive për vitin 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financiare të partive politike të vitit 2024.Këto raporte megjithatë janë të paauditura dhe mund të pësojnë ndryshime e saktësime gjatë procesit të auditimit.
Të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje më 2024 gjithsej ishin 2,337,168 euro, kurse shpenzimet në total ishin 1,805,296 euro. Në krahasim me vitin 2023 vërehet se ka dallim, ku të hyrat ishin 2,000,750, kurse te shpenzimet 1,384,154.





