- Reklama -

Partitë politike nuk tregojnë sa para i harxhuan gjatë fushatës zgjedhore e as nga i morën ato

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Nisma Socialdemokrate kanë heshtuar në pyetjet e drejtuara nga KALLXO.com.

Asnjëra nga to nuk ka treguar se sa para i ka shpenzuar dhe as nga i kanë marrë ato.Ndonëse partitë kanë heshtur, më 20.03.2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të tyre për vitin 2024. Megjithatë në këto raporte nuk dihet për paratë e shfrytëzuara për fushatë për shkak se periudha e zgjedhjeve përfshinë vitin 2025.Në raportin e saj financiar, LVV ka deklaruar se i ka 1 milion e 842 mijë e 904 euro e 73 centë në bankë dhe 36 mijë e 18 euro e 84 centë në arkë.

- Reklama -

Gjatë 2024-tës, LVV ka deklaruar se ka shpenzuar 163 mijë e 203 euro e 99 centë për fushatë.Partia Demokratike e Kosovës, në KQZ ka deklaruar se 936 euro e 27 centë i ka në bankë dhe 74 euro e 90 centë në arkë, kurse gjatë vitit 2024 ka shpenzuar 59 mijë e 110 euro për fushatë.Para të gatshme në bankë, LDK për vitin 2024 i ka deklaruar 9 mijë e 205 euro e 82 centë.

Kurse shpenzimet për fushatë ka thënë se i ka pasur në shumën prej 50 mijë e 597 euro e 20 centë.AAK në anën tjetër, në KQZ ka deklaruar se ka në bankë 897 euro e 39 centë, ndërsa në arkë 10 mijë e 885 euro e 7 cëntë. Kjo parti kishte shpenzuar 4 mijë e 302 euro e 87 centë për fushatë.NISMA ka deklaruar se nuk ka para në bankë e as në arkën e saj.

Për vitin 2024 kjo parti ka deklaruar se nuk ka shpenzuar asnjë cent për fushatë.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin e Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025: me 9 vota për dhe 2 kundër në mbledhjen e së enjtes, më 27.03.2025.

Në bazë të rezultateve të Zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 i takon LVV-së që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit.Sipas këtij rezultati, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 42.30% të votave, duke i siguruar 48 deputetët në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave apo 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27% apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA 7.06% apo 8 deputetë.

Lista Serbe do t’i ketë 9 deputetë, 1 ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit.10 deputetët e tjerë do të jenë nga komunitetet e tjera joshumicë.Dy deputetë i ka Kosova Demokratik Turk Partisi dhe me nga një deputet janë partitë: Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Nova Demokratska Stranka, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, Koalicija Vakat, Partia e Ashkalinjve për Integrim, Jedinstvena Goranska Partija dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort