LAJME

Partitë politike nisin zyrtarisht fushatën zgjedhore

Partitë politike nisin zyrtarisht fushatën zgjedhore
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2026, 06:49

Këtë të enjte, partitë politike të Kosovës, hapin zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë fushatën me fillim nga ora 18:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Nga ora 19:30, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin hapës të fushatës në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.

Aleanca hap aktivitetet e fushatës nga Platoja e Parkut të Qytetit në Gjakovë, në ora 19:45.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës nis zyrtarisht fushatën nga sheshi i Ferizajt në ora 20:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika