LAJME

Partitë pajtohen që 7 qershori të jetë data e zgjedhjeve

Partitë pajtohen që 7 qershori të jetë data e zgjedhjeve
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2026, 14:07

Përfaqësuesit e partive politike kanë shprehur pajtim që 7 qershori të jetë datë e zgjedhjeve, pas takimit që kanë pasur me ushtruesin e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për ta cilado datë brenda afatit kushtetues është në rregull. Por ka theksuar se ka pajtim nga shumica për 7 qershorin.

“Për PDK-në cila do nga datat brenda afateve kushtetuese dhe brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qoftë 31 maji apo 7 qershori… Partia Demokarike e Kosovës do të shkon në zgjedhje si Partia Demokratike e Kosovës, brenda listës së PDK-së sigurisht se do te ketë edhe risi edhe emra dhe figura të tjera”, ka thënë Hamza. 

E përfaqësuesi i AAK-së, Ardian Gjini, gjithashtu ka konfirmuar se ka dakordësi për 7 qershorin.

“Prej asaj që pamë në takim me kryetaren e kuvendit dhe me partitë politike ka një dakordancë pothuajse të plotë që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori edhe ne jemi pajtuar edhe pse nuk kemi pasur ndonjë preferencë të posaçme”, u shpreh Gjini. 

Ngjashëm u shpreh edhe Jehona Lushaku-Sadriu e LDK-së.

“Si LDK dhamë opinionin tonë që brenda kornizave ligjore të shpallet data e 7 qershorit si data e zgjedhjeve. Me që ishte një arsyetim që KQZ e ka kërkuar këtë datë për shkak të përgatitjeve dhe natyrisht ne e kuptojmë… LDK i ka hapur dyert për bashkim të gjithë ata që i kanë vlerat tradicionale të LDK-së”, theksoi Lushaku. 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika