LAJME

Partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim me presidenten Osmani

Partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takim me presidenten Osmani
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2025, 08:29

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, meqenëse as mandatari i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për ta bërë qeverinë e re.

Takimi do të mbahet në orën 10:30.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë takim.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, e ka konfirmuar këtë.

Se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të shkojë në takim e ka konfirmuar Kushtrim Xhemaili.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika