- Reklama -

Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson në zgjedhje nga numërimi i 30% të votave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është rrugës për një mandat të katërt të paprecedent në krye të qeverisë, pasi rezultatet e pjesshme thonë se Partia e tij Socialiste ndodhet në epërsi në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Partia Socialiste ka fituar 53% të votave nga 30% të votave të numëruara, tregojnë rezultatet e Komisionit Zgjedhor. Ajo ndodhet shumë përpara Partisë Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ka 34%.

- Reklama -

Rama i cili ndodhet në pushtet që nga viti 2013, është favoriti për të fituar, i përforcuar pjesërisht nga një rrjet me ndikim i ndërtuar mbi 12 vjet në pushtet, një periudhë e fundit e rritjes së shëndetshme ekonomike dhe një imazh kryesisht popullor jashtë vendit, shkruan Reuterts.

Nëse kryesimi vazhdon nga numërimi i votave të mbetura, kjo do t’i japë Ramës katër vjet të tjera për të vazhduar misionin e tij për të futur vendin ballkanik në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, një premtim në të cilin ai e ka përqendruar fushatën e tij, por që disa ekspertët thonë se është tepër optimist.

“Fituesi është ai që pritej”, ka thënë pensionisti Haxhi Koleci.

“Ata kanë bërë një punë të mirë deri më tani, ne kemi ecur shumë përpara nga ku ishim në vitin 2013”, ka shtuar ai.

Rreth 200,000 shqiptarë që jetojnë jashtë votuan të dielën, hera e parë që diaspora përfshihet në proces.

Rezultatet e plota priten të hënën ose të martën.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort