- Reklama -

Partia në pushtet e quan opozitën dhe sindikatat shkatërrues të shtetit

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video me të cilën i ka quajtur ish-partitë që kishin qeverisur, apo opozitën e tashme, si dhe sindikatat, shkatërrues të shtetit.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!” – thuhet në përshkrimin e videos të postuar në faqen e Vetëvendosjes në Facebook.

- Reklama -

Vetëvendosje ka thënë se lufta e opozitës ka kaluar në një nivel tjetër me sabotim përmes organizmave të kapur. Dhe se po prodhohen emergjenca në mënyrë që pushteti “të mos merret me shtetin e shoqërinë si duhet”.

“Duan të mbysin çdo përpjekje për vendin sepse nuk duan ta shohin atë tek lulëzon”, thuhet në videomesazhin. “Zhurmë, sharje, grevë e çka tjetër vetëm për të sabotuar shtetin e sulmuar Qeverinë. Cilën Qeveri, atë që suksesshëm u përballë me pandeminë, që u gjet në moment të duhur të krizës me ekonomi, duke ndihmuar qytetarët, e që po përballet me krizën e inflacionit dhe do të merret edhe me energjinë. Për një vit e gjysmë në Republikën e Kosovës u bë e mundur të qeveriset pa asnjë skandal qeveritar. Për një vit e gjysmë ata që nuk u përllogaritën kurrë nga shteti filluan ta ndiejnë dorën e tij. Zhurma e tyre vazhdon. Por, Qeveria nuk shantazhohet. Vetingu dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë do të bëhen. Hajnat do të japin përgjegjësi. Vendi do të bëhet i mirëqenies dhe zhvillimit. Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje nuk zmbrapset”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort