LAJME

Parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të votave, reagon Shaqir Totaj

Parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të votave, reagon Shaqir Totaj
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Janar 2026, 10:10

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas dyshimeve për parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të votave, përbrenda subjektit të PDK-së në këtë komunë.

Totaj me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se si kryetar i PDK-së në Prizren do të kërkojë përgjegjësi lidhur me këtë parregullsi.

“Si kryetar i degës së PDK-së në Prizren do të kërkoj përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë, sepse çdo shkelje është përgjegjësi individuale dhe duhet trajtuar në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite, dhe këto veprime nuk e përfaqësojnë frymën dhe vlerat tona.

“Siguroj qytetarët se Partia Demokratike e Kosovës di dhe do ta mbrojë vullnetin e votuesit dhe demokracinë në Kosovë, duke vepruar si gjithmonë me vendosmëri dhe përgjegjësi për të mirën e vendit dhe të ardhmes së tij. Parregullsitë e shfaqura tek të gjitha partië, diku me shume e diku më pak, kërkojnë edhe një rivlerësim të terësishëm nga KQZ-ja dhe institucionet përkatëse të procesit të numërimit dhe menaxhimit të kujdesshëm që të ruhet deri në fund mbaravajtja dhe paprekshmëria e zgjedhjeve”, thuhet tutje në postimin e Totajt.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika