Parlamentit Studentor i Universitetit të Prishtinës po e kundërshton vendosjen e refugjatëve afganë në Qendrën e Studentëve.
Ata në një konferencë për medie kanë thënë se QS-ja nuk mund të mëshiron institucionet, derisa ka shtuar se kjo është edhe në kundërshtim më statusin e QS-së dhe se në pandemi, studentët kanë pranuar që QS të bëhet vend i karantinimit.
“Edhe pse studentë na janë dëmtuar nga shumë qytetar gjatë pandemisë ajo sfidë ka kaluar, por për ndërlidhemi me faktin se Qendra e Studentëve nuk mund të bëhet një vend që mëshiron institucionet dhe mund ti kryejnë obligimet që ata i kanë ndërmarr”.
Ata shtuan se QS është e themeluar për arsye që t’i strehojë studentët dhe se ka vende të mjaftueshme për refugjatët të strehohen, njofton Klankosova.tv.
“Prej fillimit të javës së kaluar kur filluan të qarkullonin lajme se Qendra e Studentëve do të shndërrohet në një qendër strehimi për afganë, por duke pasur vende të ndryshme në Kosovë, ideja e parë që ju vi në mend institucioneve është Qendra e Studentëve, kjo qendër edhe për vetë nga emri tregon që është e studentëve dhe e themeluar për të vetmen arsyeje që ti shërbej atyre”.
Mirëpo parlamenti studentori ceki se ata do t’i mirëpresin të gjithë refugjatët që do të vijnë te QS.
“Parlamenti studentor i mirëpret të gjithë refugjatët që strehohen tek ne sepse jemi popull që e kemi të ndërthurur mikpritjen e miqve”.
Ata thanë se nëse konferenca nuk ka asnjë efekt te institucionet e vendit, atëherë do të marrin masa për protesta.