Parlamenti i Studentëve në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren kanë dalë me një reagim, ku thonë se gjendja në këtë institucion arsimor nuk është e mirë, duke kritikuar edhe rektorin që i drejton.
Ata kanë dërguar një shkresë në Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, duke shpalosur shkeljet që janë duke i pretenduar se janë kryer nga rektori i këtij universiteti.
“Përkundër faktit që para pak ditësh festuam ditëlindjen e Prof.Ukshin Hotit dhe nga aty bëmë thirrje që ta duam e ta zhvillojmë Universitetin, duket sikur me veprimet që po bën ky menaxhment çdo ditë e më shumë po e zbehë kredibilitetin e Universitetit për ta mbajtur këtë emër”.
“Thënë të drejtën vetë prezantimi i Rektorit në ceremoninë e e ditëlindjes së udhërrëfyesit tonë, tregon qartë për kapacitetet e tij dhe atë që ai mund të ofrojë për Universitetin tonë dhe fatmirësisht këtë gjë ka mundur ta shohë me sytë e tij secili prej jush. Një rektor, i cili për ta barikaduar veten dhe bandën e tij, sot me dy këmbët shkel statutin e Universitetit duke suspenduar dekanin e fakultetit Ekonomik, pa asnjë bazë ligjore, madje duke bërë kështu edhe veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë: