Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.
Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.
“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.





