LAJME

Parlamentet Studentore kërkojnë vijimin fizik të ligjëratave

Parlamentet Studentore kërkojnë vijimin fizik të ligjëratave
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Prill 2021, 19:14

Parlamentet Studentore të Universiteteve Publike kanë kërkuar mbajtjen fizike të ligjëratave, dhe këtë e kanë bërë përmes një shkrese drejtuar autoriteteve vendimmarrëse.

“Duke marrë parasysh që MASH në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-në, ka marrë vendim që arsimi parauniversitar të fillojë fizikisht nga data 19.4.2021, ne si Parlamente Studentore të Universiteteve Publike në Kosovë, vendosëm që përmes kësaj shkrese të kërkojmë që edhe arsimi i lartë të rikthehet fizikisht në objektet universitare”, thuhet në letrën e PS-ve.

“Rikthimi në formë fizike i ligjëratave dhe ushtrimeve në arsimin e lartë është nevojë që po shihet çdo ditë, andaj reflektimi edhe në këtë nivel të arsimit është i domosdoshëm”.

Ndonëse thonë që prioritet është shëndeti i qytetarëve, ata besojnë se mbajtja e ligjëratave fizikisht do të ishte e mundur me respektimin rigoroz të masave anti-COVID.

“Shëndeti i qytetarëve dhe studentëve është prioritar andaj rikthimi në formë fizike patjetër që do të duhej të shoqërohej me respektim rigoroz të masave dhe rekomandimeve nga e institucionet kompetente”.

“Mbesim me shpresën që kërkesa jonë të aprovohet!”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika