Nga e premtja, më 1 shtator, Parisi do të bëhet kryeqyteti i parë evropian që ndalon përdorimin e trotineteve elektrikë në rrugët e tij.
Në referendumin e mbajtur në prill, qytetarët e Parisit e mbështetën ndalimin e këtyre pajisjeve me gati 90 për qind.
Vetëm në një zonë të vogël në qendër të Parisit do të lejohet ngasja e një trotineti elektrik.
Trotinetet elektrikë u ofruan për shkak të ndikimit të tyre në uljen e ndotjes. Megjithatë, u kritikuan sepse, sipas autoriteteve franceze, dhjetëra përdorues të këtyre trotineteve vdiqën vetëm në korrik.