Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar janë ato prej 50 dhe 100 euro, raporton Gazeta Sinjali.
Në disa kartëmonedha e monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara ka hasur edhe menaxheri i njërës prej pikave të ‘Pro Credit Bank’.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zyrtari i bankës ka njoftuar se me kartëmonedha të ndryshme dhe qindra 2 euroshe false janë deponuar rreth 2 mijë euro që dyshohet të jenë fals.





