Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të martën e 24 janarit do të ketë sërish reshje shiu, me ç’rast do ta vështirësojnë sërish situatën e vërshimeve.
Sipas IHMK-së, reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, me intensitet nga të ulët deri në mesatar, për ta përfshirë pjesën më të madhe të vendit.
“Duke pasur parasysh situatën me përmbytje të deri tanishme, sidomos në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë etj, kjo gjendje mund ta vështirësojë edhe më tutje situatën, ngase rrjedhat ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale. Tokat sidomos, ato në viset e rrafshëta, janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre absorbues, gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore”, thuhet në njoftimin e Institutit.