Home LAJME Parashikimi i motit, temperaturat deri në -13 gradë

Parashikimi i motit, temperaturat deri në -13 gradë

0
Parashikimi i motit, temperaturat deri në -13 gradë
Foto: Raim Kurtaj

Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë kësaj jave.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore.

Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës.

Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jenë evidente.

Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here