LAJME

Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Korrik 2023, 15:48

Pas ditëve me reshje rekorde, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se javën e ardhshme do tw krijohen kushte që merkuri në termometër të shënojë vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme.

“Të shtunën moti parashihet të jetë kryesisht i qetë me vranësira të pakta rreth relievit malor, ndërsa të dielën mot kryesisht i kthjellet dhe me vapë. Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10:00-17:00”, njofton IHK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika