Mot kryesisht me diell do të mbajë ditën e sotme, e të mërkurën kryesisht me vranësira, pa përjashtuar mundësitë për riga lokale shiu.
Sipas Prishtina Weather dita e martë do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 9C deri 26C, e në vise malore nga 6C deri 18C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s.
Indeksi UV në vlera të larta. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.





