LAJME

Parashikimi i motit për sot me vranësira dhe shi

Parashikimi i motit për sot me vranësira dhe shi
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Maj 2021, 08:08

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.
Ndërkaq, të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 9m/s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika