Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme pritet të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave minimale dhe maksimale, duke sjell mot më të ngrohtë.
Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për mjegull, gjë që sipas IHMK-së, do të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit, Instituti ka rekomanduar që personat me probleme në frymëmarrje, fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të kufizojnë daljen gjatë orëve me mjegull.
Të hënën pritet të jetë mot me diell dhe me vranësira, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 12 deri në 15. Të martën pritet të jetë mot i ngjashëm. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 16 gradë.
Ndërsa, të mërkurën pritet që moti të jetë i vranët dhe me shi. Temperaturat minimale do të bien deri në 0 gradë celsius, e ato maksimalet do të shkojnë në 11 gradë.
“E Enjte, 30 Janar 2025 – Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10°C deri në 12°C. Era do të fryjë nga jugperendimi me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Ndërsa, të premten pritet të jetë mot i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.
“Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 10°C deri në 12°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 m/s”, thuhet në njoftimin e plotë./KOHA/