Temperaturat gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të ngrihen.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
Të martën pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Parashikohet që e mërkura të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Ndërkaq të enjten pritet mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë.
E premtja do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile. Sasitë totale të reshjeve gjatë javës që po e lëmë ishin 6-45 litër për metër katrorë./KOHA/