Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se në fundjavë pritet të mbajë mot i vranët e vende-vende do të ketë reshje shiu.
Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.





