Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar se të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.
Kurse, të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu.





